Auto&Tech
Rusia pranon pagesa në kriptovalutë| Banka qendrore merr vendimin kundër sanksioneve perëndimore
Demokracia
22:38 | 02 Qershor 2022

Share:

Në një moment që perëndimi ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, banka qendrore e vendit deklaroi se është e gatshme të lejojë përdorimin e kriptovalutave për pagesat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, zv/guvernatorja e Bankës Qendrore të federatës ruse iu tha gazetarëve se në princip nuk e kundërshtonin përdorimin e kriptovalutës në transaksionet ndërkombëtare.

Ajo shtoi se autoriteti rregullator rus vazhdon të monitorojë kërcënimin financiar që vjen nga përdorimi më i gjerë i kriptovalutave si Bitcoin, Ethereum dhe Dogecoin. Sipas Bankës qendrore ruse përdorimi i kriptovaluatve brenda vendit, sidomos në brendësi të infrastrukturës financiare ruse, krijon rreziqe të mëdha për qytetarët dhe klientët.

Rusia aktualisht po shqyrton mundësinë për të miratuar ligje që do të rregullonin përdorimin e valutave dixhitale në vend. Kohët e fundit, dhe ministria e tregtisë dhe industrisë në vend ka kërkuar rregullimin e sektorit të kriptovalutave. Sipas vlerësimit më të fundit të qeverisë ruse rreth 2% e konsumit total të energjisë elektrike në Rusi shpenzohet për prodhimin e kriptovalutave.

Të ngjashme