Lajme
Rusia konfirmon rastin e parë me linë e majmunëve
Demokracia
09:16 | 13 Korrik 2022

Share:

Rusia ka raportuar rastin e parë të infektuar me linë e majmunëve. I infektuari është një burrë që është kthyer nga një udhëtim në Europë, sipas Reuters.

“Biomaterialet e marra nga pacienti u dërguan menjëherë në institucionin Rospotrebnadzor të autorizuar për kryerjen e testeve përkatëse. Sipas rezultateve të studimit të biomaterialeve, u konfirmua infeksioni i lisë së majmunit”, theksohet në deklaratë.

Pacienti ka raportuar simptoma të lehta. Sipas autoriteteve, të gjithë personat që ishin në kontakt me të infektuarin janë tashmë në vëzhgimin e mjekëve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  deri më tani janë konfirmuar mbi 6.000 raste me linë e majmunëve dhe tre viktima në të gjithë botën.

Të ngjashme