Lajme
Rusia hakmerret, edhe ajo ndalon linjat ajrore nga Bullgaria, Polonia e Çekia
Demokracia
13:53 | 26 Shkurt 2022

Share:

Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga Bullgaria, Polonia dhe Republika Çeke, si hakmarrje për rregulla të ngjashme nga këto vende.

Autoriteti rus i aviacionit civil tha se linjat ajrore do të ndalohen të fluturojnë drejt dhe mbi territorin e saj, sipas Reuters.

Në fillim të kësaj jave Rusia ndaloi të gjitha linjat ajrore britanike nga hapësira e saj ajrore në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e Londrës për fluturimet drejt Britanisë nga kompania ajrore Aeroflot.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024