Sport
Rusët s’i durojnë mesazhet kundër luftës, ndërpresin transmetimin e ndeshjes së Bayern Munich
Demokracia
17:44 | 19 Prill 2022

Share:

Televizioni rus “MatchTV” ndërpreu transmetimin e ndeshjes të së dielës mes Arminia Bielefeld dhe Bayern Munich (0-3) pasi në ekran u shfaq një mesazh që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shikuesit në Rusi para pushimit kanë mundur të shohin vetëm golin e parë të bavarezëve, që ka qenë autogol dhe pas gjysmë ore të lojës, në reklama u shfaqën fjalët “Stop Luftës, Putin”, gjë që përfundoi transmetimin e ndeshjes.

Pushtimi rus në Ukrainë ka nisur tash e më shumë se një muaj, derisa bota e sportit në përgjithësi në pothuajse shumicën e takimeve është bërë thirrje për ndaljen e luftës.

Në fund Bayern Munich festoi me golat e Laursen (autogol) të Serge Gnabry dhe Jamal Musiala.

Për bavarezët kjo ishte fitorja e 23-të këtë sezon dhe tani kanë 72 pikë, nëntë më shumë se Borussia Dortmund, e cila është në vendin e dytë.

Të ngjashme