Lajme
Rrustemi i VV-së mundohet ta mësoj BE-në se si duhet të bëj reagime
Demokracia
21:18 | 23 Shtator 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit u deklarua rreth eskalimit të situatës.

Rrustemi në Facebook ka thënë se Stano ka folur për këtë çështje si të jetë ndonjë “dukuri natyrore”.

“Peter Stano paska folur përsëri për eskalimin e situatës porsi me qenë dukuri natyrore. Kushdo që flet për eskalim të situatës duhet të flasë me emra konkret. Ka një palë që ka interes dhe që vazhdimisht ka tentuar destabilizimin, e ajo është Serbia.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Peter Stano paska folur përsëri për eskalimin e situatës porsi me qenë dukuri natyrore. Kushdo që flet për eskalim të situatës duhet të flasë me emra konkret. Ka një palë që ka interes dhe që vazhdimisht ka tentuar destabilizimin, e ajo është Serbia. Kosova dhe policia e Kosovës do të kujdesen për rendin e qetësinë publike dhe ligji do të zbatohet në tërë territorin e Republikës. Andaj kur flitet për eskalim, adresa është Serbia dhe grupet kriminale që ajo dirixhon.

Të ngjashme