Lajme
Rrustemi i VV-së kërkon përkrahje nga të gjithë për Vetingun
Demokracia
10:54 | 30 Qershor 2022

Share:

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, fjalimin jashtë rendit të ditës në Kuvend ia ka kushtuar rekomandimeve të Venecias per Vetingun në drejtësi.

Rrustemi ka kërkuar përkrahje nga të gjitha partitë për këtë reformë.

“Në çështje të tilla është e rëndësishme që secili prej nesh pozitë dhe opozitë të japim kontributin maksimal për të siguruar një proces efikas dhe efektiv. Kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë e garantimi i një sistemi të paanshëm dhe të pavarur është obligim për secilin prej nesh…vettingu ka vetëm një synim që të kemi një sistem të drejtësisë që të përmbush mandatin që ka me profesionalizëm, pavarësi ,efikasitet në të gjitha nivelet e të gjitha rastet pa dallim”, theksoi Rrustemi.

Të ngjashme