Lajme
Rritja e inflacionit në Kosovë, reagon Bajqinovci: Manipulues tipik
Demokracia
23:07 | 16 Korrik 2022

Share:

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj deputetëve të cilët e kritikuan Qeverinë Kurti për mosmarrjen e masave ndaj rritjes së çmimeve në vend, ku sipas tyre inflacioni në Kosovë është ndër më i larti.

Bajqinovci i ka quajtur “manipulues tipik”, teksa ka publikuar edhe një listë me vendet që kanë inflacionin më të lartë.

“Manipulues tipik. Ja si duket në fakt renditja e vendeve dhe ku qëndron Kosova sa i përket inflacionit”, ka shkuar Bajqinovci sipër fotografisë.

Të ngjashme