Lajme
Rritet numri i rasteve me COVID-19, MSH-ja bën thirrje për vaksinim
Demokracia
14:02 | 01 Mars 2023

Share:

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19. Këtë thirrje Ministria e ka bërë pasi në Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236. U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rënda të sëmundjes”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

“Dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme