Lajme
Rrihet brutalisht Inspektori i Ndërtimit në Fushë Kosovë
Demokracia
17:40 | 12 Shtator 2023

Share:

Një zyrtar komunal i Fushë Kosovës është sulmuar brutalisht, ditën e hënë.

Siç mëson Insajderi, bëhet fjalë për Inspektorin e Ndërtimit, Parayll Zogjani.

I njëjti është sulmuar në afërsi të objektit të Komunës së Fushë Kosovës nga dy persona të paidentifikuar deri më tani.

Dje në qytet nja 2-3 persona e kanë rrahur Inspektorin e kanë bë për spital, por askush nuk pe dinë pse e kush e ka rrahë…”, i tha ky burim Insajderit.

Gazeta ka provuar gjatë tërë ditës të marrë një përgjigje nga Drejtori i Urbanizmit, Abdullah Prebreza por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

Për rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se Zogjani ka pranuar tretman mjekësor teksa ka deklaruar se është rrahur nga dy persona të panjohur.

Rr. Tahir Zemaj -Fushë Kosovë,11.09.2023-15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj deri me tani të paidentifikuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Të ngjashme