Sport
Rrëqethëse: Djaloshi 7-vjeçar luan shah me robotin, makina i shtyp gishtin
Demokracia
18:32 | 23 Korrik 2022

Share:

Një skenë rrëqethëse ka ndodhur në një turne shahu që u luajt në Moskë.

Roboti i theu gishtin një djali 7-vjeçar gjatë një lëvizjeje. Arsyeja  ishte radha e një roboti për të luajtur, jo e djalit.

Videoja e atij momenti ka përmbajtje shqetësuese, transmeton Demokracia.com.

“Roboti theu gishtin e djalit, që padyshim është një gjë e keqe. Djali bëri një lëvizje, por robotit i duhej kohë për t’u përgjigjur. Megjithatë, ai nxitoi dhe roboti e kapi”,  tha Lazarev organizator i ndeshjes.

“Ky robot ka luajtur për një kohë të gjatë, rreth 15 vjet. Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë, i pari që mbaj mend” tha Smagin.

Smagin shtoi se djali bëri një lëvizje kur duhej të luante roboti dhe kjo çoi te incidenti. Prindërit njoftuan një padi kundër organizatorëve të turneut. /Demokracia.com

Të ngjashme