Lajme
Rrëfimi i emigrantit shqiptar: Udhëtimi 12 orë me gomone deri në Britani ishte i frikshëm
Demokracia
10:55 | 18 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një tjetër emigrant shqiptar ka rrëfyer për emisionin “Review” në Euronews Albania, për largimin e tij drejt Britanisë së Madhe.

Ai u shpreh se udhëtoi nga Shqipëria deri në Francë, e më pas prej aty, me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm, siç e përshkruan emigranti dhe zgjati për rreth 12 orë.

“Kam ardhur këtu në Britani të Madhe në datën 1 mars të këtij viti. Kam shkuar me gomone, si gjithë të tjerët. Nga Shqipëria, jam nisur në Tiranë, Kosovë, Serbi, të gjitha shtetet me radhe deri në Francë. Kontaktin atje në Francë e kam gjetur, ishte ai grupi ku mblidheshin shqiptarët, kurd. Jam nisur me mendimin se do gjej një kontekt me kurdistanët, sepse ata e kanë atë pjesën e rrugës. Kam gjetur kontaktin dhe jam nisur.

Nga Franca në Britaninë e Madhe, një rrugë shumë e vështirë. 12 orë në gomone, kemi qenë 35 veta, një rrugë shumë e frikshme. Nuk ka pasur fëmijë, vetëm burra. Policia e Britanisë na ka hapur në det të hapur, kur u futëm në ujërat e Britanisë, na ka ndalur në Dover, na kanë dhënë rroba të tjera, ushqim dhe na dërguan në kamp. Kam qëndruar 4 muaj në kamp. Më pas kam dalë dhe kam punuar në ndërtim. Bën ca muaj atje dhe të lënë të lirë”, theksoi ai.

Të ngjashme