Sport
Rrahmani në planet afatgjate të Napolit, pritet rinovimi i kontratës edhe për tri vite
Demokracia
16:41 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të nënshkruajë një kontratë të re të Napolit edhe për tri vite të tjera, njofton “areanapoli.it”, transmeton Demokracia.com.

Napoli shumë shpejt do të fillojë me rinovime të kontratave për futbollistët kyç të skuadrës, e njëri nga ta është edhe mbrojtësi kosovar.

Qendërmbrojtësit kosovar i skadon kontrata në vitin 2024 dhe duhet ta vazhdojë edhe për tre vite të tjera, bën të ditur ky medium.

Amir Rrahmani është rikthyer së fundmi nga një lëndim që e la jashtë fushave për disa muaj.

28-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2020 kur u transferuar nga Hellas Verona për 14 milionë euro.

Rrahmani karrierën e nisi te Drenica në Superligën e Kosovës ndërsa më pas karrierë ka bërë edhe tek Partizani i Tiranës, Lokomotiva e Zagrebit dhe Dinamo e Zagrebit. /Demokracia.com/

Të ngjashme