Lajme
Anton Quni në Komision: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria
Demokracia
11:24 | 10 Maj 2024

Share:

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur në Mbledhjen e Komisionit për Siguri, rreth raportimit për largimin e hetuesve të policisë që hetuan aferat e pushtetarëve.

Fjalimi i Qunit:

Edhe unë kur jam nis për takim jam nis për natyrë tjetër të takimit duke besuar se do të flasim për çështje që kanë të bëjnë për performancën e Policisë nevojat e tyre. Kjo që u ngrit nga ju e ndryshoi natyrën e takimit. Është fakt se të gjitha që listuat ju mund të gjenden në media, në portale të ndryshme. Në kujtesë po na ktheni disa zhvillime e ngjarje të cilat nuk kanë epilog. Pajtohem me ju për të gjitha çështjet që ju ngritët dhe jam i interesuar me dëgju nga drejtori i Policisë, si i adreson të gjitha këto. Nëse këto qëndrojnë është shqetësuese, dhe do të duhej me u shqetësu edhe kolegët e mi deputetë. Nuk mundemi me kalu përtej këtyre pretendimeve dhe thjesht me hesht. Nëse këto qëndrojnë nuk është problem i Policisë por edhe i shoqërisë, shtetëror. Prokuroria do të duhej me u marrë ose me kryetarin për shpifje, ose me drejtorin për këto zhvillime. Situata kërkon përgjigje.

Të ngjashme