Lajme
Mungesa e fuqisë punëtore: Shqipëria do marrë 40 mijë punëtorë të huaj
Demokracia
10:53 | 10 Maj 2024

Share:

Ekonomia e vendit, po vuan për punonjës të kualifikuar, në të gjithë sektorët, nga fasoneria e deri tek sektori i turizmit apo i teknologjisë. Për të furnizuar tregun me staf të kualifikuar Shqipëria është në bisedime me një shtet të huaj për të marrë afro 40 mijë punëtorë.

Diskutimet për këtë marrëveshje u bënë të ditura nga Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë.

“Ministria po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësor nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt është që jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar, profesional në pjesën e disa industrive, duke përfshirë atë të turizmit por edhe të veshjeve. Mendoj që shumë shpejt do të bëhet e mundur kjo lidhje marrëveshje, dhe do të kemi punonjës të kualifikuar që do të plotësojnë nevojat e biznesit për punonjës të kualifikuar. Kështu që përpjekjet tona krahas rritjes së cilësisë dhe performancës përmes trajnimeve, do të shkojmë edhe tek dhënia e mundësisë për punonjës“,- tha Gega.

Të ngjashme