Sport
Rrahmani hero i Ballkanit edhe kundër Trepçës ‘89, Llapi merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Demokracia
14:56 | 23 Shkurt 2023

Share:

Ballkani ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Trepça ’89, në kuadër të javës së 21-të kampionale në elitën e futbollit kosovar.

“Portokallezinjtë” triumfuan 0:1 ndaj 89-shit në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

Hero i Ballkanit ishte sërish sulmuesi Albion Rrahmani që shënoi me kokë në minutën e 88-të.

Ballkani me këto tri pikë vazhdon lidershipin me 47 pikë, tri pikë larg Dritës e cila është në vendin e dytë. 89-shi është i shtati me 22 pikë.

Në takimin tjetër përmbyllës të kësaj xhiroje, Llapi ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Llapit i mjaftoi një gol për të triumfuar 0:1 kundër “Hithave” në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Festim Alidema realizoi golin e tre pikëve në minutën e 12-të të përballjes.

Llapi me këtë triumf është ngritur në pozitën e katërt me 29 pikë. Dukagjini është i gjashti me 25 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme