Lajme
Rrahman Jasharaj vjen me paralajmërimin e fundit për Qeverinë
Demokracia
13:57 | 30 Maj 2022

Share:

Pas protestës së 20 majit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së bashku me BSPK-në janë duke ndjekur gjitha rrugët ligjore deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Para se të hyjnë në grevë të përgjithshme ata po kërkojnë dialog me Qeverinë Kurti. Kanë caktuar edhe një ndërmjetësues ligjor.

Për këtë hap, detaje ka dhënë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Kemi analizuar protestën e 20 majit dhe e kemi  vlerësuar si një protestë madhështorë dhe pjesëmarrësit ishin të dinjiteshme asi nuk thanë asnjë fjalë fyese e të tjera drejtuar askujt. Dhe pastaj kemi analizuar se çka tutje, pasi i kemi përdorur gjitha veprimet sindikale që janë të përshkallëzuar sipas ligjit për grevat tani njohësit e ligjeve na kanë thënë se patjetër duhet ta shfrytëzojmë edhe një hap i cili parashihet me ligjin për grevat e ai hap është që sindikata pra BSPK-ja të caktojë një ndërmjetësues ligjor i cili veç është caktuar dhe i ka dërguar letër kabinetit të kryeministrit Kurti duke e shfrytëzuar ai të drejtën e tij që e ka sipas ligjit dhe duke kërkuar që qeveria Kurti të deklarohet për dialog gjegjësisht të deklarojë gatishmërinë që të ulet me sindikatat sepse aty është një nen që përcaktohet para hyrjes së grevës së përgjithshme”, ka thënë Jasharaj deri sa shtoi se deri tani nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga qeveria gjegjësisht Ministria e Arsimit rreth kërkesave të tyre.

Jasharaj bëri me dije se tanimë në kabineti e qeverisë veçse është dërguar shkresa me kërkesat e tyre.

Krejt kjo sipas tij po bëhet në mënyrë që qeveria të mos i quaj jo ligjore veprimet e tyre.

“Me aq sa di afati është 15 ditë nga dita që e dorëzuar shkresa nga ndërmjetësuesi, ajo është dorëzuar. Që është përzgjedhur nga lista e BSPK-së. Nëse qeveria e hedh poshtë edhe këtë mundësi të dialogut ata krijohen kushtet e para kushtet që të kemi edhe greve të përgjithshme të cilat pastaj qeveria nuk mund ti shpall jo ligjore po të mos e kishim respektuar edhe këtë hap sipas njohësve të ligjeve atëherë qeveria do të kishte mundësinë që ta quaj grevën jo ligjore dhe do ti hapej mundësia mbase për të marrë edhe ndonjë masë eventuale”, ka thënë ai për Insajderin.

Pavarësisht që deri tani nuk kanë pranuar përgjigje nga Qeveria Kurti, Jasharaj po shprehet optimist rreth gjetjes së një zgjidhje pro kërkesave të tyre.

“Jemi në pritje që qeveria të thotë po sepse besoj që edhe qeveria pas këtyre veprimeve sindikale dhe pas protestës që ishte me pjesëmarrje goxha masive sidomos të anëtarëve të SBASHK-ut nga e tërë Kosova por edhe sindikatave tjera unë besoj që qeveria do ti përgjigjet pozitivisht ndërmjetësuesit dhe do të fillojë takimet e sinqerta e konkrete për të gjetur mundësi për realizimin e kërkesave tona”, u shpreh ai.

Në ditën e protestës Jasharaj pati edhe një porosi për Kurti.

“Qeveri, këta janë njerëzit tuaj. Është trup që të qëndroni në Amerikë e të mos dilni para këtyre njerëzve që presin në diell. Lutemi të këndelleni, në të kundërtën pas kësaj proteste madhështore do të ketë edhe veprime më të rënda të cilat ne nuk i duam, por si duket i doni. Ne e duam Ligjin e Pagave, por jo Ligj që na punon dikush, por që e punojmë edhe ne”, deklaronte ai.

Të ngjashme