Lajme
Roth i ashpër ndaj Serbisë: Vuçiqi është përgjegjës për dhunën ndaj KFOR-it në veri
Demokracia
20:07 | 11 Shtator 2023

Share:

Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, mban përgjegjësinë për dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, në rastin e 29 majit.

Roth në një takim me gazetarë kosovarë tha edhe se Kosova mban përgjegjësi për disa gabime në lidhje me situatën në veri, teksa ka kritikuar brutalisht shtetin serb.

Ai tha se Serbia është shumë larg që të përmbushë parimet e BE-së

“Shumë shpresoj se do të kemi gjasa reale për shtensionimin e situatës mes Kosovës e Serbisë. Përplasjet në veri të Kosovës ishin totalisht të papranueshme dhe po Qeveria e Kosovës merr përgjegjësinë për disa gabime. Por në fund të fundit, zotri Vuçiq ka përgjegjësinë për dhunën brutale ndaj ushtarëve të KFOR-it. Kjo është arsyeja pse serbët e kaluan vijën e kuqe. Kjo është totalisht e papranueshme. Mesazhi ime tek qeveria, pasi takova kryeministrin, ministren e jashtme, kryetarin e Kuvendit dhe anëtarët e kuvendit, iu lutem shkoni përpara me angazhimet për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, kulturën demokratike, luftën kundër korrupsionit. Për arsye të mira ne kemi kritikuar situatën në Serbi. Serbia është shumë larg që të përmbushë parimet e Bashkimit Evropian. Sepse Bashkimi Evropian para së gjithash nuk është vetëm çështje e tregut të përbashkët por edhe vend i vlerave të përbashkëta dhe nuk shoh përparim në drejtimin e duhur dhe nuk shoh rreshtim krah politikave të Bashkimit Evropian kur vjen tek politikat e sigurisë përkatësisht vendosja e sanksioneve kundër regjimit të Putinit. Kjo është zhgënjyese për të gjithë ne”, tha Roth, transmeton KOHA.net.

Të ngjashme