Sport
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez publikojnë emrin e vajzës së tyre
Demokracia
21:56 | 07 Maj 2022

Share:

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, kanë bërë publik emrin e vajzës së tyre e cila lindi disa javë më parë.

Ronaldo dhe partnerja e tij, humbën tragjikisht vëllanë binjak të vajzës së tyre. Këtë të fundit e kanë pagëzuar me emrin Bella Esmeralda, e cila lindi më 18 prill.

Ronaldo kishte pritur binjakë me partneren e tij, por fatkeqësisht humbën djalin e tyre. Megjithatë, vajza e tyre është mirë.Së fundmi Ylli i Mançester Junajtid ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me familjen, ndërkohë që në krah mban vajzën e sapolindur.

Krahas fotos Ronaldo shkruan “Përgjithmonë Dashuri…” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.

Të ngjashme