Shkrimtarja nga Nju Jorku Raven Leilani ka fituar çmimin Dylan Thomas të këtij viti me vlerë prej 20 mijë funtash.
Çmimi prestigjioz i Universitetit Swansea është një nga çmimet më të mëdha letrare në botë për shkrimtarët e rinj.
30-vjeçarja u shpall fituese në një ceremoni virtuale për romanin e saj debutues Luster.
Romani ishte zgjedhur nga ish-presidenti i SHBA Barack Obama si një nga librat e tij të preferuar të vitit të kaluar dhe u përshkrua si “i patrembur” nga shkrimtarja britanike Zadie Smith.
Ky çmim jepet për veprën letrare më të mirë të botuar në gjuhën angleze nga një autor i moshës 39 vjeç ose nën. /Demokracia.com/