Sport
Roma shumë afër t’i sigurojë shërbimet e Gianlucca Scamaccas
Demokracia
09:07 | 23 Korrik 2023

Share:

Gianluca Scamacca ka vendosur për tu rikthyer në Serie A vetëm pas një sezoni të kaluar në Angli.

Sulmuesi italian pati probleme me lëndime dhe përkundër se e ka nisur fazën përgatitore mjaftë mirë me gola e asistime, qëllimi është të largohet nga West Ham United.

Roma pritet të jetë klubi i ri për Scamaccan, me sulmuesin që i ka dhënë fjalën Giallorosëve.

Tani dy klubet po bisedojnë për të gjetur një marrëveshje, me Romën që kërkon huazimin me të drejtë blerje derisa West Ham synon të vendos në klauzolë blerjen e obliguar.

24-vjeçari ka arritur tanimë marrëveshje personale me Romën dhe ka refuzuar skuadrat tjera italiane si Milan, Juventus dhe Inter.

Scamacca nuk ishte i përfshirë të shtunën në sfidën West Ham – Dag & Red dhe mediat italiane kanë raportuar se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për transferimin e italianit në Olimpico.

Për sulmuesin italian do të jetë një rikthim te Roma, pasi lojtari ka dalë nga akademia e Giallorosëve vite më parë.

Të ngjashme