Sport
Roma bën përpjekjen e radhës për transferimit e Frattesit
Demokracia
14:27 | 06 Qershor 2023

Share:

Davide Frattesi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës.

Gjiganti italian edhe vitin e kaluar ishte pranë nënshkrimit me lojtarin, por në fund dështoi marrëveshja me Sassuolon.

Dëshira e mesfushorit italian është të rikthehet te Roma, nga ku iu bashkua Sassuolos në verën e vitit 2017.

Roma vazhdon të mbajë 30 për qind të kartonit të lojtarit, derisa Sassuolo po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Sky Sport ka raportuar se Roma është e gatshme të ofrojë edhe kartonin e talentit Christiano Volpato për të arritur te Frattesi.

23-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer në elitën e futbollit italian Serie A, ku në 36 ndeshje zyrtare ka realizuar shtatë gola.

Përveç Romës interesim për të kanë shprehur edhe Juventus, Inter dhe skuadra angleze Brighton.

Të ngjashme