Sport
Robinho për dhunën seksuale ndaj shqiptares mund të burgoset në Brazil
Demokracia
16:34 | 03 Nëntor 2022

Share:

Në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit, Robinho.

Ai u dënua në Itali me nëntë vjet burg, për dhunë seksuale në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare. Ngjarja ndodhi në një klub të Milanos në natën e 22 janarit 2013. Kërkesa për ekstradim është paraqitur në fillim të tetorit, por është refuzuar. Falë bashkëpunimit juridik, Italia mund të kërkojë transferimin e ekzekutimit të dënimit në Brazil.

Ekstradimi nuk u krye sepse neni 5 i Kushtetutës Federale e përjashton. “Asnjë brazilian nuk mund të ekstradohet, përveç një personi të natyralizuar, në rast të një krimi të zakonshëm”. Edhe ai nëse është kryer përpara natyralizimit. Qeveria braziliane, megjithatë, mund të kërkojë që dënimi të zbatohet në burgjet braziliane.

Ish-sulmuesi i Milan u dënua për përfshirje në dhunë seksuale në grup ndaj një vajze shqiptare në vitin 2013. Ata përfituan ndaj saj pasi e kishin lënë më parë pa ndjenja, duke e dehur. Në shkurt, prokurori i kishte përcjellë Ministrisë kërkesën për ekstradim. Bashkë me urdhrin e arrestit ndërkombëtar për Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco. Të dy ndodhen aktualisht në Brazil.

Sipas vendimit, ish-futbollisti e kishte bërë vajzën të pinte deri në atë pikë sa e kishte lënë të pavetëdijshme. Grupi e ka dhunuar me radhë, pa mundur që ajo të kundërshtonte. Ngjarja ndodhi në garderobën e një klubi milanez ku vajza kishte shkuar të festonte ditëlindjen. Në arsyetimin e dënimit, Gjykata shkroi se Robinho dhe “bashkëpunëtorët” e tij shprehën “përbuzje të veçantë ndaj viktimës që u poshtërua brutalisht”.

Të ngjashme