ShowBiz
Roberti “ftohet” në Big Brother Vip Kosova – Jep përgjigjjen epike
Demokracia
21:26 | 14 Qershor 2022

Share:

Në emisionin e tij, Robert Berisha inskenoi një bisedë kinse me Alaudin Hamitin.

Gjatë bisedës së shtirur, moderatori lë të kuptohet se ai ‘pranoi’ ftesë nga Alaudini që te jetë pjesë e edicionin të parë të reality show në Kosovë.

Formati “Big Brother Vip” po zgjerohet në një treg të ri mediatik, duke u transmetuar për herë të parë në Kosovë, pas marrëveshjes me “Banijay Rights”.

Tashmë është zyrtare se marrëveshja mes Banijay, Artmotion dhe KlanKosova do të sjellë edicionin VIP të Big Brother për herë të parë në Kosovë, në sezonin e ardhshëm televiziv.

Puna ka nisur si nga ana teknike ashtu edhe nga përmbajtja dhe premiera e parë e shfaqjes do të jetë në vjeshtë.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024