ShowBiz
Rita Ora dhuron një buzëqeshje të lehtë për kalimtarët rrugëve të Londrës
Demokracia
09:29 | 08 Shkurt 2024

Share:

Këngëtarja Rita Ora, 33 vjeçe, shfaqi një buzëqeshje të ngrohtë teksa mbërriti në Hotelin “Ham Yard” në Sohon e Londrës e veshur me xhinse të mërkurën.

Ajo mbante një xhaketë të errët blu mbi një bluzë të zezë dhe veshje të materialit xhins me ngjyrë blu të çelët dhe të gjëra në fund, shkruan DailyMail.

Rita ishte e zënë me flokët ndërsa mbante dy çanta të zeza dhe plotësoi pamjen e saj me një palë çizme të shkëlqyera të zeza.

Image

Këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” kishte stiluar flokët me dy bishta të përdredhur në mënyrë të lehtë që i vinin në pah fytyrën.

Shumë shpejt, ajo u shoqërua në një veturë në pritje nga truprojat e vëmendshme dhe dukej e lodhur teksa përshëndeste fansat.

Image

Rita së fundmi ka folur hapur në lidhje me atë se nëse fëmijët janë në horizont për të, duke pranuar se marrëdhënia e saj me Taika e ka “pjekur atë”.

Ajo i tha revistës ‘Blag Magazine’ se të martohesh ishte mjaft presion, por pastaj është si të kesh fëmijë dhe të gjitha këto gjëra që të mësojnë.

Image

Ajo dhe Taika me siguri kanë mjaftueshëm hapësirë tani që kanë blerë një shtëpi me tri kate në vendlindjen e bashkëshortit të saj, në Zelandën e Re.

Rita Ora përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “You and I”, të cilin e publikoi në korrik të vitit të kaluar.

Krahas muzikës, ajo vazhdon shkëlqimin edhe në spektaklet televizive – pasi aktualisht është anëtare e jurisë në spektaklin e shumë shikuar “The Maskes Singer”.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024