ShowBiz
Rita hap arkivat, me veshje kombëtare kujton origjinën e saj dhe klipin që e xhiroi në Bullgari
Demokracia
21:04 | 21 Mars 2024

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë një hov nostalgjik sot duke kujtuar tre vjetorin e publikimit të EP-së së saj “Bang”, një projekt që solli një seri këngësh që u bënë hit në skenën ndërkombëtare.

Një nga këngët më hit që u përcjell me këtë EP ishte “Big”, një këngë në bashkëpunim me DJ-in e njohur, David Guetta, e cila u bë e njohur edhe përmes klipit të saj impresionues. Në klip, Rita Ora shihet në një stil të veçantë, duke veshur veshje të modifikuara kombëtare që bëjnë jehonë të stilistikës dhe ndjenjës së identitetit shqiptar.

Veçanta e klipit “Big” është fakti se xhirimet u realizuan në qytetin e Pernikut në Bullgari, me qëllim që të kapnin frymën dhe estetikën e Arkitekturës Brutaliste, një stil ndërtimi që ndërthur elemente të rëndësishme të historisë dhe kulturës së Kosovës.

Rita Ora shprehu emocionet e saj në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit disa nga imazhet e prapaskenave të videoklipit “Big”.

Mbishkrimi që shoqëronte këto imazhe të zgjedhura ishte një reflektim i këngëtares për periudhën e krijimit të këtij projekti.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo shkroi: “WOW jam e mahnitur nga të gjitha komentet tuaja për performancën akustike të ‘Bang’! Më pëlqeu kjo epokë dhe krijimi i këtij mini-filmi për projektin, një letër e pastër dashurie për vendin tim”, duke shtuar në fotografi edhe flamurin shqiptar si një shenjë të rëndësisë së trashëgimisë dhe rrënjëve të saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të veçantë me rrënjët e saj, teksa ishte për herë të fundit me vizitë në Kosovë në nëntorin e vitit të kaluar, ku edhe festoi ditëlindjen e saj të 33-të, bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Ajo është lindur në vitin 1990 në Prishtinë, dhe është shpërngulur me familjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar, kur ishte vetëm një vjeçare.

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024