Lajme
“Rama u linçua vetëm pse na ndihmoi” – Meloni reagon për dokumentarin e Rai3
Demokracia
13:30 | 28 Prill 2024

Share:

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni reagoi për dokumentarin e “Rai 3, dhe raportin e tij për Shqipërinë pas marrëveshjes për emigrantët.

Gjatë fjalës së mbajtur në një aktivitet, Meloni u shpreh se Edi Rama u linçua vetëm pse ndihmoi kombin italian për emigrantët.

“Kur bëmë një marrëveshje në qiell të hapur me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Edhe Tele-Meloni, ju e dini, nuk e njihni Tele-Melonin? Ai krijoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte veten si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar, që u linçua vetëm pse ndihmoi kombin tonë”, kështu kryeministrja Giorgia Meloni nga manifestimi i Pescara-s.

Nga e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama në një reagim të pak ditëve më parë theksoi se ky dokumentar ka si qëllim goditjen e kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke hedhur baltë mbi Shqipërinë.

Të ngjashme