ShowBiz
Rina Lipa, motra e Dua Lipës nis karrierën e saj si modele
Demokracia
08:24 | 26 Shkurt 2021

Share:

E veshur me një fustan ngjyrë jeshile ulliri, të prerë anash, të markës GCDS, Rina Lipa bëri debutimin e saj si modele.

Rina Lipa, motra e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa po ndjek hapat e motrës për t’u bërë e famshme. Ajo bëri hapjen e shfaqjes së modës “GCDS” të koleksionit të vjeshtës 2021 gjatë Javës së Modës në Milano, shkruan Demokracia.com.

https://www.instagram.com/p/CLuhjCDlUzB/?utm_source=ig_web_copy_link

Paraqitja e Rinës në pistën e modës nuk është befasi duke marrë parasysh dashurinë e saj për modën. Në vitin 2019 ajo u bashkua me Nasty Gal në një koleksion me 30 veshje të frymëzuara nga vitet ’90.

Dy motrat Lipa janë adhuruese të markës së njohur, pasi edhe vet Dua ka realizuar një fotosesion me bikinit e markës “GCDS Care Bear” vitin e kaluar, pak para hyrjes në karantinë.

Dua Lipa menjëherë tregoi mbështetjen e saj, duke postuar një video në Instagram të motrës 19-vjeçare, ku shfaqej duke defiluar me një fustan mini me prerje, ngjyrë jeshile-ulliri. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024