Lifestyle
Rikthehet në shtëpi pas 10 muaj të kaluara në spital
Demokracia
09:41 | 24 Janar 2021

Share:

Një 74 vjeçar nga Britania e Madhe, pas 306 ditësh të kaluara në spital duke u përballur me koronavirus, është kthyer në shtëpi.

Geoffrey Woolf, i cili u dërgua në spital në mars, të vitit të kaluar, mendohet të jetë personi i parë që kaloi kaq shumë kohë në spital, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Në verë gjendja e tij ishte kritike, saqë u thirrën tre djemtë e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por babai i tyre papritmas “u zgjua përsëri”.

Ai u trajtua në Spitalin Mbretëror për Neuro-Aftësi të kufizuara në Putney në Londër për dëmtimin e trurit të shkaktuar nga virusi, i cili gjithashtu shkaktoi paralizë në njërën anë të trupit të tij dhe afazi .

“Stafi dhe kujdestarët në spital kanë qenë të mahnitshëm. Dhe gjithashtu personeli në Whitington ”, tha Woolf.

Woolf, ishte i lumtur që po rikthehej në shtëpi pas një kohe kaq të gjatë dhe për të kjo do të thoshte“ liri ”./Demokracia.com

 

Të ngjashme