Lajme
Rikthehet furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit
Demokracia
09:57 | 15 Mars 2022

Share:

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainës.

Kështu u raportua në televizionin “Ukraina 24”, duke shtuar se autoritetet kishin njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Të hënën, operatori shtetëror i rrjetit Ukrenergo tha se centrali i Çernobilit po mbështetej në energjinë elektrike nga gjeneratorët me naftë, pasi furnizimi i tij i jashtëm me energji ishte dëmtuar përsëri, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Në vitin 1986 në Çernobil kishte ndodhur një shpërthim që kishte lënë pasoja të mëdha, ku si pasojë e kësaj kanë vdekur shumë njerëz.

Të ngjashme