Lajme
Rikthehen grafitet e fletushkat kërcënuese: Çfarë po ndodh në veri?
Demokracia
09:25 | 13 Shkurt 2024

Share:

Vetëm përgjatë dy ditëve të fundit, veriu është rikthyer me shumë grafike e fletushka kërcënuese për Policinë dhe shtetin e Kosovës.

Fillimisht ditën e diel atje u shfaqën disa shkrime nëpër mure, me përmbajtje kërcënuese dhe të cilat flisnin për Brigadën e Veriut e cila është shpallur organizatë terroriste me vendim të qeverisë.

Mediumi serb në Kosovë, Kossev, raportonte se grafitet janë shkruar në zona të ndryshme të komunave.

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, thuhet në këto grafite.

Një ditë pas këtyre grafiteve, u mbajt edhe protesta e organizuar në pjesën veriore të Kosovës, në kundërshtim të ndalimit të dinarit.

E vetëm disa orë më pas, në mbrëmje, në pjesën veriore u shpërndan disa fletushka kërcënuese. Aty kërkohej nga serbët t’i rezistojnë Policisë në forma të ndryshme.

Letak

Këto fletushka po del se janë shpërndarë nga një organizatë që duket e re serbe me emrin “Mbrojtja popullore”.

Mbrojtja popullore në katër komunat veriore të Kosovës ka shpërndarë disa fletushka në të cilën bëhet thirrje për kundërshtim ndaj Policisë së Kosovës.

Kjo organizatë ka vendosur disa udhëzime se si duhet të veprohet kur të shihet Policia e Kosovës, të cilës ata iu kanë referuar si ‘Policia e Kurtit’.

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.

1. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit

Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)

2. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit

E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.

3. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit

Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.

4. Udhëzim për bërjen e koktellit

Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.

5. Kundërvënie e detyrueshme

Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori

Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon

Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.

Për këtë rast ka nisur hetimet Policia e Kosovës. Ashtu sikurse edhe për grafitet e së dielës.

“Raportohet se persona të pa njohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e lartë cekur. Rasti është duke u hetuar”, ka konfirmuar Policia në raportin 24-orësh.

Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Krejt kjo situatë vjen pas rregullores së re të BQK-së, me të cilën ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.

Të ngjashme