ShowBiz
Rihanna mahnit me fotosesionin e fundit për revistën “Vogue”
Demokracia
15:37 | 12 Prill 2022

Share:

Këngëtarja dukej sensacionale teksa doli pa të brendshme, e veshur me një trupore të kuqe dantelle gjysmë të tejdukshme dhe taka në të njëjtën ngjyrë.

Flokët e saj të zeza ishin rregulluar bukur në pamje të lagur duke i vendosur ato prapa, teksa pamja e bukurisë përfundoi me buzëkuqin e kuq të mbyllur që merrte vëmendje absolute.

Në intervistë, Rihanna detajoi se si është ‘frikësuar’ duke dëgjuar histori nga gra të tjera që kanë luftuar me depresionin pas lindjes dhe është ‘frikësuar’ të ndihet ‘jashtë kontrollit emocionalisht’ kur lind fëmijën e saj të parë.

Përveç pamjes së kopertinës, Rihanna më pas zgjodhi të vishej vetëm me një pallto të madhe të zezë të cilën e la të hapur, duke i shtuar pamjes shkëlqim me disa rruaza argjendi.

34-vjeçarja mbrojti gjithashtu zgjedhjet e saj të modës gjatë shtatzënisë dhe përqafimin e trupit të saj në ndryshim, pasi kishte shfaqur me krenari barkun e saj të rrumbullakosur në një sërë pamjesh të mahnitshme.

“Unë shpresoj se ne kemi qenë në gjendje të ripërcaktojmë atë që konsiderohet ‘e mirë’ për gratë shtatzëna. Trupi im po bën gjëra të pabesueshme për momentin dhe nuk do të kem turp për këtë”, tha ajo.

Përveç kësaj, Rihanna u shfaq e veshur me një xhup të kuq me detaje që dukeshin si luspa peshqish dhe një fund të gjatë të rehatshëm në të njëjtën ngjyrë, ndërsa flokët i kishte të kapura në një topuz të hijshëm.

Paraqitja tjetër e shfaqte atë të mbuluar plotësisht në tyl të zi, me taka të kombinueshme dhe disa detaje të bukura ngjyrash në disa pjesë.

Në pozimet e tjera ylli shihet e zhytur në vaskë duke u relaksuar, e veshur me xhaketë dhe doreza të verdha – kombinuar me çizme të gjata të zeza, e veshur me një fustan të bardhë të gjatë dhe një pamje tjetër të mahnitshme ku ajo shihej e mbuluar me një veshje e cila dukej si jorgan në formë të një palltoje madhështore – kompletuar me të brendshme dhe taka të bardha.

Të ngjashme