Lajme
LAJMI I FUNDIT| Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë
Demokracia
16:30 | 06 Tetor 2022

Share:

Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Burime brenda MSH-së kanë thënë se gjatë së enjtes Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti, dorëheqjen.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.

Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.

Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë në këtë pozitë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Të ngjashme