Lajme
Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, vjen edhe një dorëheqje nga AAK-ja
Demokracia
15:46 | 27 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i degës së AAK-së në Lipjan, Vehbi Imeri ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij, si pasojë e rezultatit të 14 shkurtit.

Kjo është bërë e ditur nga vet ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Demokracia.com

“Pas një analize gjithëpërfshirëse të ecurisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbjatura më 14 shkurt, konsideroj se Dega e AAK-së në Lipjan nuk arriti të realizoi objektivat e parashikuara”, ka shkruar Imeri.

Ai mes tjerash ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.

“Në frymën politike të krijuar dhe me aktualitetin e ri politik e shoh të pamundur vazhdimin e të qenit pjesë e rrugëtimit politik në AAK dhe drejtimin e kësaj defe, andaj nisur nga këto fakte paraqes dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në të gjitha nivelet që i kam në AAK”, shkruan Imeri.

Posted by Dr. Vehbi Imeri on Saturday, February 27, 2021

Kujtojmë se ditë më parë nga AAK-ja dha dorëheqje edhe Rasim Selmanaj.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj është radhitur e katërta me 7.4% të votave./Demokracia.com/

Të ngjashme