Lajme
Rezultatet në PISA: Opozitarët e analistët fajësojnë Qeverinë dhe ministren Nagavci
Demokracia
15:05 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Qeveria Kurti po kritikohet me të madhe për shkak të rezultatit katastrofik në testin e PISA-s. Këto rezultatet dolën të jenë edhe më të tmerrshme se vitin e kaluar. E publikimi i rezultateve të PISA-s ka nxitur reagime e kritika të jashtëzakonshme ndaj pushtetit e ministres, Arbërie Nagavci.

Kosova edhe kësaj radhe doli keq në rezultetet e testit të PISA-s. Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, kurse vendin e 77-të nga 80 shtete për shkencë. Ndërsa në matematikë, Kosova renditet në vendin e gjashtë nga fundi.

Rrejtet sociale po “vlojnë” nga kritikat që po iu bëhet pushtetit e minsitres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila të martën gjatë publikimit të rezultateve, tha se ka qenë e pritshme.

Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme…” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Të pritshme kanë qenë edhe reagimet e zyrtarëve opozitarë e shoqërisë civile, të cilët e drejtuan gishtin nga qeveria për këtë dështim në rezultatet e PISA-s.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit të PISA.

Krasniqi ka thënë se “analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona”, duke shtuar se Kosova është renditur më keq se në vitin 2014 e 2018.

Tutje, ai ka fajësuar qeverinë duke thënë nuk kanë qëllim që të bëjnë reforma në arsim.

Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona – në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018. Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme! Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA.”

“Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit për dështimin në PISA.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ka renditur katër pika ku ka përmendur shkeljen e Kushtetutës nga ministrja Arbërie Nagavci si dhe humbjen e orëve të mësimit nga nxënësit për shkak të grevës.

3. Shkelësja e Kushtetutës, pra ministrja Nagavci, bëri eksperimentin tjetër këtë vit me libra. Dhe, jemi në fund të gjysmëvjetorit të parë dhe ende ka nxënës që shkon me libra të pakompletuar në shkollë. 4. Sot, kur po e komentojmë këtë rezultat të PISA-s, MASHT-i me të dhëna të veta konfirmon se në vendin tonë rreth 73% e paraleleve dhe 33 % e shkollave nuk i plotësojnë kriteret ligjore për zhvillim të mësimit dhe ministrja ende s’ka ndërmarrë asnjë veprim për riorganizimin e rrjetit të shkollave.” – ka shkruar ndër të tjera ajo, shkruan Nacionale.

Ndërsa kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka përmendur pengimin e reformës në arsim në komunën e Kamenicës, duke thënë: “Vrapimi i Nagavcit pas nderimeve e i pushtetit pas votave, pengoi reformën më të rëndësishme në arsim në Kosovë.”

Edhe pjesëtarë të shoqërisë civile nuk qëndruan të qetë, pasi që shumë nga ta komentuan rezultatet në rrjetet sociale.

Të ngjashme