Sport
Rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Parë: Liria me fitore të madhe në Gjakovë, Ferizaj i afrohet edhe më shumë Superligës
Demokracia
16:51 | 20 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar disa nga takimet e luajtura sot në Grupet A dhe B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Liria ka vazhduar me fitore edhe përballë Vëllaznimit të cilin e mundi 2:0 në Gjakovë, shkruan Demokracia.com.

Prizrenasit me këtë fitore shtojnë gjasat e tyre për ta ruajtur vendin e dytë, pozitë kjo që dërgon në barazh për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Fitore ka marrë edhe Besa që ka mposhtur Phoenixin me shifrat 1:2, ndërkohë Trepça ’89 me fitoren 0:2 ndaj Trepçës siguroi edhe matematikisht inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar nga edicioni i ardhshëm.

Trepça ’89 siguron rikthimin në Superligë, e mund Trepçën në derbin lokal

E në Grupin B janë zhvilluar dy ndeshje. Ferizaj ka shënuar fitore 1:3 në udhëtim te Arbëria. Fitore kjo që i afron ferizajasit edhe më afër Superligës.

Me rezultat identik fitore ka arkëtuar edhe Vitia në udhëtim te Ramiz Sadiku në kryeqytet.

REZULTATET E PLOTA TË ARRITURA SOT:

Grupi A

Vëllaznimi 0 – 2 Liria

Phoenix 1 – 2 Besa

Trepça 0 – 2 Trepça ‘89

Grupi B

Arbëria 1 – 3  Ferizaj

Ramiz Sadiku 1 – 3 Vitia./Demokracia.com/

Të ngjashme