Sport
Trepça ’89 siguron rikthimin në Superligë, e mund Trepçën në derbin lokal
Demokracia
16:42 | 20 Prill 2022

Share:

Trepça ’89 është do të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll, vetëm pas një edicioni pas rënies në Ligën e Parë.

“Minatorët” triumfuan 0:2 në derbin lokal kundër Trepçës dhe kësisoj siguruan edhe matematikisht inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar dhe  titullin e kampionit në Ligën e Parë, shkruan Demokracia.com.

Pllana në minutën e 31-të dhe Morina në të 90-tën “vulosën” fitoren më të rëndësishme të skuadrës këtë edicion në Ligën e Parë.

“Xehetarët” nga edicioni i ardhshëm do të jenë në mesin e skuadrave më të mira të futbollit të Kosovës.

89-shi ka 50 pikë në pozitën e parë në Grupin A duke e lënë pas Lirinë e Prizrenit me 38 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme