Lajme
“Rezultate shokuese nga PISA, por Qeveria s’po shqetësohet” | Nagavci dikur e gjente lehtë fajtorin, tani numëron faktorët… (Video)
Demokracia
14:02 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, në mandatin e të cilës Kosova ra në fund të “pusit”, vite më parë i fajësonte qeveritë e kaluara për rezultatet e testit PISA, të cilat ishin më të mira se në këtë vit, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse dikur i gjente me lehtësi fajtorët, sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pas rangimit kaq të keq të Kosovës në PISA, tha se ka më shumë se një faktor që ka ndikuar në këtë rezultat të dobët.

“Nuk mund të them se cili saktësisht është një fajtor, por ka më shumë sesa një faktor që ka ndiku në këtë rezultat për një kohë të gjatë tashmë”, tha ndër të tjera ministrja Arbërie Nagavci, në një konferencë për media.

Ajo thoshte se si rezultat i degradimit nga qeveritë e kaluara është edhe radhitja e nxënësve kosovarë në PISA.

“Situata që e kemi sot në arsim, përfshirë dhe rezultatet e fëmijëve tanë në testin PISA, janë pasqyrë e degradimit që këto qeveri i kanë bërë arsimit, e ndërhyrjeve të mëdha partiake, në të gjitha nivelet e shkollimit, që nga çerdhet e deri në fakultete, që nga pas lufta e deri sot. Situata në arsim mund të përmirësohet, por jo me këtë përbërje të qeverisë, e cila është e fokusuar të pagat e veta dhe ku Ministria e Arsimit është bërë çerdhe për punësimin e militantëve partiakë”, kishte deklaruar ministrja Nagavci, e cila bëri dhjetë vjet për ta kryer një master, përcjell Demokracia.com.

Se gjendja në arsim është shumë më e rëndë në qeverisjen e Nagavcit e dëshmon edhe kjo grafikë e organizatës që e mbështet Nagavcin, ORCA, që drejtohet nga Rron Gjinovci. Konferenca e mësipërme ku Nagavci si deputete kritikonte ndër të tjera edhe për rezultatet në PISA është pikërisht e vitit 2018, që si rangim ishte më i mirë se kur Nagavci është ministre. /Demokracia.com/

Të ngjashme