Lajme
VIDEO | Rexhep Selimi befason nxënësin që i shkroi letër, i bën dhuratë pikturë me emblemën e UÇK-së
Demokracia
21:27 | 08 Maj 2023

Share:

Gur Bekaj, nxënës i shkollës “Elena Gjika” i ka shkruar letër Rexhep Selimit me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Ish deputeti i LVV-së, në shenjë falënderimi i ka bërë një pikturë me emblemën e UÇK-së dhe përmes gruas së tij Shqipes ia ka dërguar Gurit.

Nxënësve u kërkohej që më 17 shkurt, ditën kur Kosova e feston Pavarësinë, t’u shkruhej nga një letër atyre që ndodhen në Hagë.

Guri 7 vjeçar tashmë e kishte momentin t’i shkruante fjalët më të mira për ata që me dëshirë do t’i takonte, por rrethanat nuk ia lejojnë.

Letra e shkruar me aq shumë dashuri fillonte kështu:

I dashur ushtar!

Unë jam Gur Bekaj, nxënës në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë. Kam vendos me ju falenderu që në kohën me të vështirë për Kosovën ju keni luftu dhe na keni mbrojt.

Unë e di që gjatë luftës janë vra shumë gjyshër, fëmijë e mësues.

Kjo është e tmerrshme por fal jush ne sot jetojmë të lumtur në Kosovë.

Prandaj për nder të Pavarësisë ju dëshiroj shumë suksese dhe ju falënderoj në emër të fëmijëve të Prishtinës!

Kjo letër e nisur nga Prishtina kishte mbërritur në qendrën e paraburgimit në Hagë, brenda këtyre mureve ku bashkë me shokët, mbahet edhe 10-it UÇK-së.

Duket se përmbajtja e kësaj letre e kishte emocionuar shumë Rexhep Selimin; luftëtarin e dikurshëm dhe artistin e përhershëm.

Të ngjashme