Lajme
Reshjet e dendura të shiut: KRU “Hidrodrini” del me komunikatë
Demokracia
12:04 | 12 Qershor 2023

Share:

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se përkundër reshjeve të shiut dhe vërshimeve që kanë prekur disa zona të Kosovës, në zonat ku i mbulon kjo kompani nuk ka turbullira dhe uji është i pijshëm.

“Pas reshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit dhe pas paralajmërimeve Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHM) për javë që do karakterizohet nga reshje shiu, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë. Deri më tash, situata në burime është e qetë, pa turbullira dhe uji mbetet i pijshëm”, ka njoftuar “Hidrodrini”.

Në Drenas është raportuar për vërshime. Po ashtu edhe në disa zona tjera.

Të ngjashme