ShowBiz
Reperit të njohur botëror që ishte në Kosovë i humb vathi i diamantit, kaq kushton
Demokracia
10:39 | 14 Korrik 2022

Share:

Reperi me famë botërore, DaBaby, të hënën përformoi në një nga klubet e natës në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” duke njoftuar se i ka humbur vathi i diamantit i cili ka vlerën e 83 mijë dollarëve.

Më vonë, ai ka shkruar në rrjetin social “Twitter” – ku ka pyetur se: “Ndonjëri në Greqi, Paris apo Kosovë e ka parë vathin tim me diamant?”

Por, në pamjet e siguruara nga T7 që nga momenti kur ai arriti në Prishtinë e deri në përfundim të performances është parë se atij i mungonte njëri vath, kështu që mund ta ketë humbur në dy shtetet tjera: Francë apo Greqi.

Të ngjashme