ShowBiz
Kim Kardashian bën thirrje që t’i shtohen sa më shumë ndjekës në Instagram nipit të saj
Demokracia
20:44 | 28 Maj 2024

Share:

Kim Kardashian ende nuk mund ta besojë se nipi i saj ka hapur profil në Instagram.

Të martën, themeluesja e SKIMS, 43 vjeç, ndau një pamje të llogarisë Instagram të nipit të saj 14-vjeçar Mason Disick në Instagram Stories, duke shfaqur tre postime që adoleshenti kishte shtuar që kur iu bashkua aplikacionit fundjavën e kaluar.

“Ende nuk mund ta besoj se Mason është në IG”, ka shkruar Kardashian mbi foton.

“Të gjithë ta ndjekin nipin tim Mason Disick”, ka shkruar Kardashian, shkruan People.

Të ngjashme