Sport
Renditja e re e FIFA-s
Demokracia
11:45 | 07 Prill 2023

Share:

Debutimi me humbje në kualifikueset e Euro2024 ka lënë pasojat e para tek kombëtarja shqiptare. Në renditjen e fundit të FIFA-s, përfaqësuesja jonë ndodhet në vendin e 68-të, duke humbur dy pozicione nga klasifikimi i fundit. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka humbur pozitat kundrejt Afrikës së Jugut dhe Irakut. Rivalët e kombëtares tonë në grup duket se nuk kanë lëvizur shumë.

Polonia, pavarësisht fitores ndaj Shqipërisë, ka rënë me një pozicion, duke zbritur e 23-ta, ndërsa Çekia nuk ka lëvizur nga vendi i 38-të. Moldavia është ngjitur me tre pozicione duke u renditur në vendin e 171, ndërsa Ishujt Faroe kanë zbritur me dy pozicione në vendin e 125.

Renditja kryesohet nga Kampionët e Botës, Argjentina, duke zbritur nga froni një rival të egër si Brazili. Albicelestet ngjiten në krye pas titullit të fituar në Katar, ndërsa pas tyre gjenden nënkampionët e Botës, Franca. Paraqitja jo shumë e mirë e Brazilit ka bërë që Seleçao të bie në vendin e tretë , ndjekur më pas nga Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja. Nga ana tjetër, Kosova nuk ka lëvizur në renditje duke qëndruar në vendin e 107-ë.

Të ngjashme