Sport
Rekordi i Guardiolas:  200 fitore me Manchester Cityn
Demokracia
11:10 | 11 Shkurt 2021

Share:

Pep Guardiola vazhdon të lë gjurmë në çdo skuadër ku shkon. Pas Barcelonës e Bayern Munichut, radhën tash e ka skuadra angleze Manchester City, shkruan Demokracia.com.

“Qytetarët” po vazhdojnë me ecurinë fantastike. Ata me fitoren e mbrëmshme në FA Cup kundër Swanseas arritën triumfin e 15-të radhazi, ndërkohë që Pep Guardiola arriti suksesin e 200-të në stolin e Manchester City në 277 takime.

“Jam krenar që kemi arritur 15 fitore radhazi, rekordet janë për t’u thyer.

Nuk është e lehtë në futbollin modern për të arritur një seri të tillë të gjatë, jemi të lumtur për klubin. 200 fitore me Cityn? Janë shumë, por kemi ende para për të arritur. Më e mira nuk ka ardhur ende, shpresojmë të jetë fillimi i një vargu suksesesh”, u shpreh Guardiola. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024