Lajme
Regjistrimi i popullsisë në Britani nxjerr shifra interesante për kosovarët: 48% myslimanë, 29% të pafe
Demokracia
13:33 | 14 Gusht 2023

Share:

Analisti Agon Maliqi ka publikuar disa shifra nga regjistrimi i popullsisë në Britani të Madhe. Sipas tyre, prej 30 mijë kosovarëve që banojnë atje, 48 për qind kanë deklaruar se janë myslimanë, 30 për qind kanë thënë që janë të “pafe” dhe 10 për qind të krishterë.

Lidhur me këto shifra, Maliqi ka shtruar disa pyetje: “a po i rrejnë kosovarët anketuesit në Britani se janë të pa fe prej ndonjë kompleksi, apo po i rrejnë anketuesit në Kosovë se janë myslimanë prej marres? Apo emigracioni në Britani të Madhe nuk është përfaqësues i shoqërisë kosovare në përgjithësi, dhe atje kanë shkuar më shumë shtresat shoqërore më sekulare? Gjithsesi, rast për t’u studiuar. A ka dikush të dhëna krahasuese për censuset në Gjermani dhe Zvicër?”

“Në regjistrimin e popullsisë (censusin) e bërë në Britani të Madhe, prej 30,000 kosovarëve që banojnë në këtë shtet, 48 për qind janë deklaruar myslimanë, gati 30 për qind si të “pa fe”, ndërsa 10 për qind të krishterë. Pyetja shtrohet: a po i rrejnë kosovarët anketuesit në Britani se janë të pa fe prej ndonjë kompleksi, apo po i rrejnë anketuesit në Kosovë se janë myslimanë prej marres? Apo emigracioni në Britani të Madhe nuk është përfaqësues i shoqërisë kosovare në përgjithësi, dhe atje kanë shkuar më shumë shtresat shoqërore më sekulare? Gjithsesi, rast për t’u studiuar. A ka dikush të dhëna krahasuese për censuset në Gjermani dhe Zvicër?”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme