Arte
Regjisori i animes Naruto, Osamu Kobayashi, vdes në moshën 57 vjeç
Demokracia
14:06 | 19 Prill 2021

Share:

Osamu Kobayashi, regjisori i famshëm japonez i animeve si Beck dhe Naruto ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Regjisori dhe ilustruesi japonez, vdiq më 16 Prill.

Në një postim në twitter nga profili i tij zyrtar, u zbulua se ai ishte diagnostikuar me kancer në veshka dy vjet më parë.

Në postim shkruhej: ‘Natën e kaluar u nisa për në parajsë. Unë kam qenë duke luftuar kancerin e veshkës për dy vjet, por fatkeqësisht jam i rraskapitur … Më vjen keq që ende kisha diçka që doja të bëja dhe një punë që doja të bëja. Jam i sigurt që do të rilind dhe do të bëj një punë të mirë! Adios. Nga 23-vjeçari i përjetshëm’. /Demokracia.com/

Të ngjashme