Sport
Refuzohet ankesa e Lazios, Sarri mbetet i pezulluar për dy ndeshje
Demokracia
18:15 | 21 Shtator 2021

Share:

Federata Italiane e Futbollit e ka refuzuar ankesën e Lazios për të ulur dënimin e trajnerit, Maurizio Sarrit.

Tekniku italian u pezullua për dy ndeshje për shkak të reagimit të ashpër ndaj lojtarit të Milanit, Alexis Saelemaekers në “San Siro”, njoftojnë mediat italiane, shkruan Demokracia.com.

Sarri nuk ishte i përfshirë në barazimin 2-2 me Cagliarin fundjavën e kaluar dhe do të mungojë edhe kundër Torinos të enjten, pasi apeli për pezullimin e tij me dy lojëra është refuzuar.

Sarri do të kthehet në stol për derbin e madh të kryeqytetit kundër Romës në fundjavë. /Demokracia.com

Të ngjashme