Lifestyle
Recetë shumë e shijshme: Sarme me fletë spinaqi
Demokracia
10:23 | 15 Qershor 2021

Share:

Përbërësit

0.5 kg mish të bluar

30 gjethe spinaqi

3 kokë qepë

1 gotë oriz

250 gr gjalpë

2 lugë piper i kuq

2 gota ujë

1 gotë ajkë

kripë

Piper te zi

Hapat

Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, kripën dhe piperin e zi sipas shijes, i fërgojmë për 5 minuta dhe e shtojmë piperin e kuq, vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjërë

Gjethet e spinaqit duhet të përvëlohen me ujë.

Masën në tigan (mishin) e vendosim në fletët e spinaqit dhe i mbështjellim njësoj si sarmet me fleta të lakrës. Sarmet e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të.

Djegim pak vaj në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere. Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatre për 1 orë.

Sarmat pasi të jën zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.

Pas kësaj sarmat janë të gatshme për servim.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024