Lifestyle
Receta virale në TikTok: Pasta me djath feta
Demokracia
11:38 | 07 Shkurt 2021

Share:

Tash e një kohë ne jemi bërë fansa të ushqimeve që shfaqen në TikTok, sepse janë të shpejta për t’u përgatitur dhe shumë të shijshme.

Pastat me djath feta janë bërë virale në TikTok duke na shtyer të gjithëve t’i provojmë, shkruan Demokracia.com

Për të përgatitur këto pasta gjithë çka ju nevojitet janë:
-Tomatina
-Borzilok
-Hudhër
-Vaj ulliri
-Mëlmesa
-Djath feta
-Pasta

ingredients for feta pasta recipe

Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë, në një tigan vendosni tomatinat, hudhrën, mëlmesat (sipas dëshirës), djathin feta e vendosni në mes pastaj hidhni vaj ulliri sipër. Të gjitha këto i fusni në furrë të nxehtë për 45 minuta.

Derisa tomatinat dhe djathi piqen në furrë, zieni pastat. Pasi tomatinat dhe djathi të piqen bashkoni pastat me to duke i hedhur pak ujë të pastave dhe lëng limoni. I përzieni mirë të gjitha dhe kështu pastat super të shijshme janë gati.

Kjo recetë u krijua për herë të parë në Finlandë në 2019 nga blogerja ushqimore finlandeze Jenni Häyrinen. /Demokracia.com

 

Të ngjashme