Sport
Reali i lodhur, Barça e mërzitur | Sonte luhet “El Clasico”
Demokracia
08:19 | 21 Prill 2024

Share:

El Clasico, derbi më tërheqës në botën e futbollit, luhet sonte në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës.

Reali që kryeson bindshëm me shtatë ndeshje para, ka një avantazh prej tetë pikësh ndaj rivalit të tyre më të madh dhe kampionit aktual, Barcelonës.

Është e qartë se me një fitore Reali do ta siguronte praktikisht titullin, pasi duke ikur në avantazh prej 11 pikësh, shanset e Barçës për të mbrojtur titullin do të reduktoheshin në teori.

Barcelona do të ringjallte garën për titull me një fitore ndaj Realit, por edhe atëherë lideri do të kishte një avantazh të konsiderueshëm.

Rivalët më të mëdhenj e presin superderbin me humor të ndryshëm. Të martën, Barcelona u eliminua në mënyrë tronditëse në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve nga PSG, ndonëse ndeshjen e parë jashtë shtëpisë e fitoi me rezultat 3:2.

Një ditë më vonë, Reali eliminoi në penallti Manchester Cityn, kampionin aktual të Evropës. El Clasico e pret Barçën e zhgënjyer, dhe Realin euforik, por të rraskapitur.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024