Lajme
Basha i VV-së me deklaratë skandaloze sulmon Evropën: Të përkushtuar të na mbajë jashtë saj sepse nuk i bëjmë favore Serbisë aleate të Putinit
Demokracia
11:16 | 09 Maj 2024

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, në Ditën e Europës u ankua se Europa është “e përkushtuar që ta mbajë Kosovën jashtë kësaj familje”.

Ai thotë se kjo po ndodh për shkak se Kosova s’po i bën favore Serbisë.

“Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane! N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbajë jashtë kësaj familje! Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit! Urime Dita e Evropës!”.

Të ngjashme